Futboll Seria A Sport

“SKANON” DERBIN E MADONINËS/ Trajneri Stramaccioni: Inter është favorit, por kujdes nga një alien si…

Andrea Stramaccioni kaloi pak më shumë se një sezon tek Interi, midis marsit 2012 dhe 2013, por la gjurmët e tij. Trajneri romak kornizon Milan-Inter, supersfidën e së dielën, në të cilën dy milanezet kthehen për të sfiduar njëra-tjetrën në krye të Serie A, pas një dekade.

Stramaccioni, le të fillojmë me sfidat tuaja në Milano. Cila është më e bukura?
Më kujtohet mirë shpërthimi i zemërimit dhe gëzimit pas atij derbi të fituar. Nuk e harroj përqafimin e Maicon, pas golit që mbylli derbin spektakolar 4-2. Unë ende e dëgjoj atë klithmë. Sot bëhet fjalë për trishtim, duke menduar se derbi më i rëndësishëm i dhjetë viteve të fundit do të jetë pa tifozë. Magjia e vërtetë e një derbi në ‘San Siro’ janë tifozët.

A mund të peshojë te sfida tejkalimi i Interit në renditje, javën e kaluar?
Parakalimi rrit në masë të madhe presionin mbi kuqezinjtë, sepse në rast të një disfate do të ishte goditje shumë e rëndë për ambiciet e mëdha që kanë, mendërisht më shumë se sa në renditje.

A do të jetë faktor lodhja dhe angazhimi i Milanit në Ligën e Europës?
Liga e Europës, që luhet të enjten, është gjithmonë një faktor i mundshëm lodhjeje për ndeshjen e ardhshme, por në të njëjtën kohë Milani kishte mundësinë të bënte rotacion, para se të luajë derbin. Pioli në Beograd “shpëtoi” disa startues, edhe pse humbi Bennacer.

Interi mund të ketë mendime të tjera, të lidhura me ngjarje të korporatave. Ju ishit në stolin zikaltër kur Moratti filloi të mendonte për shitjen e klubit. A ndikojnë këto gjëra në fushë?
Skuadra duhet të mbrohet nga çdo çështje e jashtme. Ka njerëz të ngarkuar me këtë dhe lojtarët duhet ta përqendrojnë energjinë e tyre në drejtimin e duhur.

Çfarë na thonë dy derbet e mëparshëm, për të kornizuar atë të së dielës?
Në të dy, Milani e nisi me shumë forcë, por pastaj Interi i komandoi ndeshjes kryesisht. Edhe nëse Ibrahimovic ishte padyshim një faktor në derbin e Kupës.

Çfarë derbi pret taktikisht të dielën?
Janë karakteristikat e përgjithshme të dy ekipeve, që bëjnë dallimin. Kanë module të ndryshme, që ofrojnë presion. Interi ka një driblim të koduar dhe ka arritur një nivel të shkëlqyeshëm të menaxhimit të topit, veçanërisht me përfshirjen e Eriksen. Unë nuk pres që Milani ta nisë me agresion të lartë fillestar, përkundrazi e imagjinoj të kujdesshëm për të mbuluar fushat thelbësore të lojës dhe për të shfrytëzuar çdo gabim të Interit, me teknikë dhe shpejtësi. Ne e dimë se në hapësira të dyja ekipet mund të jetë shkatërruese dhe mbi të gjitha, Milani, në dy derbet e mëparshme i ka shfrytëzuar ato shumë mirë.

Ku do të vendoset derbi?
Duelet Lukaku-Romagnoli dhe De Vrij-Ibra do të jenë shumë të rëndësishëm, por shpesh ndeshjet vendosen në mesfushë. Meitè (ose Tonali)-Kessie-Calhanoglu kundër Brozovic-Barella-Eriksen. E vështirë për të zgjedhur, sigurisht për momentin shoh më mirë treshen zikaltër.

Sa i rëndësishëm është Brozovic për të mbajtur drejtimin e Interit dhe puna e Calhanoglu për ta markuar atë?
Brozovic është lojtari kryesor, që dikton shumicën e kohës daljen përpara të zikaltërve. Të gjitha ekipet që “e asfiksuan” atë kanë bërë që ndërtimi i Interit të humbasë rrjedhshmërinë dhe të gjithë topat që arrijnë përpara të jenë jo fort të saktë. Por, unë nuk pres një Milan ultra-agresiv, por të vëmendshëm dhe të gatshëm në vijën e dytë.

Po Barella, si ndalet?
Çfarë dueli me Kessie. Lojtarë të jashtëzakonshëm, motorët e dy ekipeve. Barella po bën shumë mirë dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje, ndërsa kam përshtypjen se Kessie, në mënyrë që të jetë shkatërrues siç di, ka nevojë për shokët e tij të skuadrës.

Theo dhe Hakimi, kush e fiton duelin mes “shigjetave”?
Hakimi është një nga kampionët e këtij Interi, ai përfaqëson, siç thonë në zhargon, daljen në zhvillimin e lojës zikaltër. Me karakteristika të ndryshme, ai nganjëherë më kujton rrezikun që kishte Maicon tek Interi i “tripletës”. Ai është gjithnjë e më vendimtar në 16 metrat e fundit. Theo ka mjete atletike për të mos vuajtur, por shumë do të varet nga shokët e tij të grupit, sepse shpesh kundër Lukaku dhe Lautaro thirret nën armë mbrojtësi në anën e kundërt për t’u lidhur me dy mbrojtësit qendrorë, Në atë moment, bashkëpunimi me anësorin më të lartë bëhet thelbësor. Unë parashikoj shkëndija në atë korsi.

Si e shihni Eriksen në mesfushë?
Shpresoj që Conte të vazhdojë ta aktivizojë atë. Unë gjithmonë kam thënë dhe menduar se Eriksen, pasi të hynte në mekanizmat e lojës së Interit, mund të ishte njeriu i aftë të ndryshonte ingranazhet, thellësinë dhe nivelin në mesfushën zikaltër. Në Itali pritet që të vijë një lojtar i ri dhe menjëherë të bëjë ndryshimin. Në vend të kësaj duhet kohë, madje edhe më shumë për të hyrë në një lojë aq të konsoliduar dhe të kodifikuar sa ajo e Conte, krejt e ndryshme nga liria që ai kishte te Tottenham. Nëse danezi nuk do të fillonte nga fillimi, unë do të isha pak i zhgënjyer dhe do të ishte një hap prapa në rritjen e mundshme të Interit.

Cila është ideja juaj për grindjen Ibra-Lukaku?
Përplasje titanësh, në këtë moment dy simbolet e padiskutueshme të Interit dhe Milanit. Raundin e fundit e fitoi Lukaku. Por, është e vërtetë që këto janë lojërat, në të cilat Zlatan bën diferencën.

A mendoni se do të ketë ndonjë pasojë të dielën?
Kreu do të jetë në garë dhe fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Pra, është e vështirë të mendosh se nuk do të ketë pasoja.

Cili do të jetë më vendimtar mes dy sulmuesve të dielën?
Ibrahimovic ka aftësi për ta shndërruar diçka normale në vendimtare, ndërsa Lukaku do të jetë më i rëndësishëm dhe vendimtar për zhvillimin e ndonjë komploti loje sesa manovra zikaltër. Unë e shoh Zlatan më shumë vendimtar në kësi ndeshjesh. E fus te kategoria e alienëve…

Le ta mbyllim me një parashikim, madje edhe për garën e titullit…
Interi tani është shumë solid, kompakt, kohët e fundit vuan pak. Për sa i përket vlerës së skuadrës dhe mungesës së angazhimeve të mesjavës, Interi mbetet favorit i madh për titull. Në derbi i shoh zikaltrit më mirë si nga ana teknike, edhe për arsye të zemrës. Njerëzit e Interit i meritojnë këto kënaqësi. Të fitosh të dielën do të thoshte përfundimisht t’i bësh të gjithë të ëndërrojnë përsëri, pas disa vitesh.

Related posts

U LARGUA NGA ITALIA GJATË PANDEMISË/ Ronaldo “arratiset” në Dubai, shkakton debate për karantinën në kthim

Delo.autor

PO BËN NAMIN NË RRJET/ Transferta e bujshme mbërrin në aeroportin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

SUPERLIGA/ Kryeqyteti pret “derbin e vogël”, Kastrioti debuton në Gjirokastër

Isa.Autor

Leave a Comment