Futboll Sport

I HABIT TË GJITHË ME VENDIMIN/ Ylli francea rikthehet në fushë në moshën 39 vjeçare. Ja ku do të luajë sezonin tjetër

Ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise pas një karriere të suksesshme në Europë, ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke u rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare.

Sise është transferuar të luajë në kampionatin amerikan të futbollit, tek skuadra e Panathinaikos Çikago. 39 vjeçari ka luajtur si sulmues i grekëve të Panathinaikosit në vitet 2009-2011, dhe pronarët e Çikagos e kanë menduar si një rikthim të tij në skuadër, por kësaj radhe në Amerikën e largët.

Karriera e Sise në futbollin europian është shumë e pasur, ku është aktivizuar tek skuadra si Liverpuli, Marseja, Panathinaikos dhe Lacio, dhe ka arritur të shënojë 272 gola gjatë gjithë karrierës së tij. Për herë të fundit Sise u aktivizua tek skuadra e Yerdon Sport në nivelin e tretë zviceran, ku arriti të shënojë plot 24 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018.

Një blerje e zgjuar kjo nga ana e amerikanëve, e cila pritet të sjellë mjaft fitime ne aspektin ekonomik të klubit për shkak dhe të reputacionit të lojtarit.

Related posts

Katër klube të mëdha duan Pulisic, Dortmund do të marrë 70 milionë euro…

Isa.Autor

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Delo.autor

SHKËLQEN “PËRBINDËSHI” RONALDO/ Juventus fiton me “MANITA” miqësoren ndaj Novarës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment