Futboll Sport

LUFTA MES IZRAELIT DHE PALESTINËS/ Yjet e futbollit reagojnë ashpër në rrjetet sociale (FOTO)

Trazirat e fundit të Izraelit me Palestinën dhe numri i lartë i personave që kanë ndërruar jetë ka bërë që të ndërhyjnë në qetësimin e situatës dhe futbollistë të cilët i përkasin zonës së luftës ose që kanë lidhje fetare me konfliktin.

Në rrjetet sociale kanë reagur mesfushori i Milanit, Ismail Benaser, mbrojtësi i Interit, Ashraf Hakimi dhe sulmuesi i Sitit, Riad Mahrez. Të tre lojtarët janë me origjinë nga Afrika, por kanë lidhje të forta me besimin musliman duke i dalë në krah Palestinës në këtë konflikt.

Mesfushori i kuqezinjve ka postuar një foto më mbishkrimin “Unë jam i tronditur nga imazhet e dhunës ndaj vëllezërve dhe motrave Palestineze në Jeruzalem”, duke marrë përkrahjen e mijërave fansave dhe mbështetësve të tij. Mahrez me Hakimin kanë postuar foto të flamuri palestinez me mbishkrimin “Palestina e lirë”.

Tensionet kohët e fundit janë rritur shumë mes dy vendeve duke çuar në një konflikt me dhjetëra të vrarë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid largon talentin, Dortmund nënshkruan me të riun…

Delo.autor

Pas disfatës së Manchester Cityt, kjo është skuadra e cila nuk ka asnjë humbje këtë sezon

Q.Autor

NA ISHTE NJË HERË MILANI/ Eleminimi: Grekët i kthejnë kuqezinjtë 17 vite pas 

Isa.Autor

Leave a Comment