Futboll Premier League Sport

VEPRIMI GUARDIOLËS KA BËRË XHIRON E BOTËS/ Habit Papa Francesco: Ky është një gjest i…

Mançester Siti nuk arriti të fitonte dot Champions-in duke u mundur në finale kundër anglezëve të Çelsit të cilët fituan trofeun e dytë në historinë e klubit.

Gjesti i Guardiolës pas finales ka bërë xhiron e botës. Spanjolli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve puthi medaljen e vendit të dytë duke treguar respekt maksimal për kompeticionin dhe skuadrën e tij që u desh të punonte shumë për të arritur aty.

Ky veprim ka bërë xhiron e botës duke rënë dhe në sy të Papa Françeskut. Papa e ka konsideruar si një gjest të madh veprimin e Guardiolës si cili nuk e ka nënvlerësuar medaljen e vendit të dytë.

“Këtu do të doja të nënvizoja qëndrimin përballë humbjes. Më thanë se në një kompeticion dikush që doli i dyti puthi medaljen. Zakonisht, kur del i dyti trishtohesh dhe bën një fytyrë të rrudhur, por ai bëri gjestin që të gjithë duan ta bëjnë,

Kjo na se edhe në humbje mund të ketë një fitore, të marrësh humbje me pjekuri, sepse kjo të bën të rritesh. Kjo të bën të kuptosh se në jetë jo gjithmonë gjithçka është e ëmbël, jo gjithmonë fiton në gjithçka. Ndonjëherë e keni këtë përvojë të humbjes. Dhe kur një sportist, një sportiste, di të fitojë humbjen si kjo, me dinjitet, me njerëzi, me një zemër të madhe ky është një nder i vërtetë, një fitore e vërtetë njerëzore”, e mbylli fjalën e tij Papa i cili nuk e përmendi në mënyrë direkte Guardiolën.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Atletico-Lokomotiv Moscow. Rezultati 2-0

Delo.autor

PATI FATIN E BABAIT/ Një tjetër ZIDANE LARGOHET nga REAL MADRIDI

Isa.Autor

Barcelona merr lajmin e rëndësishëm disa orë para ndeshjes me Chelsean

Q.Autor

Leave a Comment