Futboll Seria A Sport

NJË SURPRIZË VJEN NGA MERKATO E VERËS/ “Demi” Lautaro drejt largimit, Inter vihet pas sulmuesit holandez…

Një surprizë e vërtet vjen nga merkatoja teksa transferimi i sulmuesit Memfis Depai tek Barcelona ishte vetëm formalitet, Interi ka hyrë në garë seriozisht dhe mund të afrojë holandezin në skuadër më shpejt se çmendohej.

Zikaltrit përveç Hakimit i cili mund të përfundojë tek PSG-ja apo Çelsi mund të sakrifikojnë dhe Lautaro Martinez. Atletiko Madrid e ka bërë tashmë një ofertë zyrtare prej 60 milion eurosh, por që është refuzuar nga Marota pasi vlera e kartonit të sulmuesit argjentinas shkon në 80 milionë euro.

Me shumë mundësi Simeone do të këmbëngulë deri në momentin e fundit për bashkatdhetarin e tij, aq sa Interi ka filluar të gjejë zëvendësuesin.

Zikaltrit janë vënë pas Depai të cilit i skadon kontrata me Lionin këtë verë dhe do të bashkohej me Interin me parametra zero.

Me shitje e Lautaros dhe Hakimit dhe me afrimin e Depai me kosot zero, Interi do të krijonte financa të shëndosha për të menaxhuar krizën financiare dhe borxhin e madh ekonomik që kanë aktualisht zikaltrit.

Related posts

(FOTO) Njihuni me formacionin më të mirë të javës në La Liga

Q.Autor

Milan – Verona, befasi në formacionet startuese

Sadik.Autor

Jup Hejnkes: Me këmbë në tokë, s’e stërvis dot më Bajernin

Q.Autor

Leave a Comment