Futboll La Liga Sport

LARGIMI NGA MANCHESTER CITY/ Ylli Aguero i dhuron “Range Rover”-in puntorit që rregullonte fanellat (VIDEO)

Momenti kur Serxho Aguero i dhuron Range Rover-in punëtorit të Mançester Sitit, mes emocioneve shkon përqafon 33-vjeçarin

Serxho Aguero, para se të largohej nga Mançester Siti drejt Barcelonës, u përshëndet me shokët dhe miqtë e tij, duke u dhënë këtyre të fundit edhe disa dhurata të kushtueshme.

Sulmuesi argjentinas, i cili u aktivizua për 10 vite me “qytetarët” në Premier Ligë ku shënoi 184 gola në 275 ndeshje, u shpërndau rreth 60 mijë paund dhurata bashkëlojtarëve, punëtoreve dhe stafit të Siti.

Si një shenjë respekti, Aguero dhuroi ora të çmuar për të shprehur falënderimet e tij ndaj stafit për gjithë punën e tyre të vështirë gjatë një dekade.

Argjentinasi gjithashtu i dhuroi një makinw të tipit “Range Rover Evoque” një punëtor i klubit i cili merrej me bërjen gati të fanellave të lojtarëve.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar video ku shihet Aguero duke e dorëzuar makinën tek punëtor, ku në fund 33-vjeçari  i jep edhe një përqafim.

Ndërsa Aguero hynte brenda, parkonte dhe po bëhej gati të dorëzonte çelësat, punëtor i klubit kishte disa fjalë të fundit mes këshillave miqësore: “Mos harroni gjërat tuaja brenda!”. “Makina jote”, u përgjigj Aguero i qeshur përpara se të dy të përqafoheshin.

Related posts

“ËNDRRA IME ËSHTË TË…”/ Mbappe largon Real Madrid, shprehet zyrtarisht mbi dëshirën më të madhe

Delo.autor

LEGJENDA E ROMËS/ Dëshirë e mbetur peng, Totti: Këta dy lojtarë i doja në Romë

Isa.Autor

FIORENTINA-INTER/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Simeone

Delo.autor

Leave a Comment