Futboll Sport

TURQI-ITALI/ Mancini i beson “trekëndëshit” të sulmit Berardi, Immobile dhe Insigne (FORMACIONET ZYTARE)

Me një vit vonesë, ajka e futbollit europian e ka lënë takimin e saj të “Euro 2020”-ës për sot, 11 qershor deri më 11 korrik. Edicioni i 16-të i Kampionatit Europian të futbollit rikthehet pas 5 vitesh. Një event që e gjithë bota e futbollit e ka pritur si një festë, jo vetëm për futbollin, por për simbolikën e tij, dëshirën për të rilindur pas betejës me COVID-19.

Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mançinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët si Mançini ashtu dhe Gynesh, nuk kanë preferuar të bëjnë surpriza, duke hedhur në fushë titullarët që ishin projektuar edhe më herët.

TURQI-ITALIA

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia- (4-1-4-1): Xhakir, Meras, Demiral, Sojunçu, Çelik, Karaman, Jaziçi, Jokuslu, Çalhanoglu, Tufan, Jilmaz, Trajner: Shenjol Gynesh

Italia- (4-3-3): Donaruma, Spinacola, Kielini, Bonuçi, Florenci, Lokateli, Zhorzhinjo, Barela, Insinje, Imobile, Berardi, Trajner: Roberto Mançini

Related posts

U MBLODHËN TË BËNIN TIFO PËR TIRANËN JASHTË STADIUMIT/ Policia procedon penalisht gjashtë tifozë. Ja detajet

Delo.autor

Laçi mendon për merkaton, kurbinasit nuk ndryshojnë filozofinë

Sadik.Autor

AKSIDENTI HORROR/ Humb jetën boksieri i njohur (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment