Futboll Sport

“DO T’JU THYEJMË KËMBËT”/ Çfarë ndodhi pas kualifikimit të Laçit në Rumani

Takimi Universitatea Krajova-Laçi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi klubi rumun ishte i pezulluar që ta luante ndeshjen pa praninë e tifozëve.

Eliminimi nga Laçi nuk është “përtypur” nga tifozët e Krajovës, të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre, madje duke i kërcënuar edhe me thyerje këmbësh.

Qindra tifozë të Universitateas pas ndeshjes, të ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit, kanë protestuar ndaj ekipit, madje kanë rrethuar edhe autobusin ku ndodheshin lojtarët dhe stafi. Ata kanë protestuar ndaj tyre duke e quajtur turp eliminimin nga Laçi dhe i kanë kërcënuar futbollistët.

“Lojtarë të Serisë B. Do t’ju thyejmë këmbët”. “Mercenarë, mercenarë”.

Këto ishin thirrjet dhe kërcënimet e tifozëve të irrituar ndaj lojtarëve të Universitateas pas eliminimit që Laçi u bëri në turin e dytë të Konferencë Ligës.

Related posts

PRITEJ QË TË ULEJ NË STOL SEZONIN E ARDHSHËM/ Bllokohen bisedimet e Juventusit me Sarrin, shkak bëhet..

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari: Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

“BRAVO KAMPIONA”/ Shikoni festën e Durrsakëve” në dhomat e zhveshjes pas fitores me Laçin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment