Sport Të tjera

E FUNDIT/ Zyrtarizohet vendi organizator i Olimpiadës së vitit 2032, ja ku do të zhvillohen…

Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të zhvillohen në Brisbane të Australisë.

Vendimi është marrë pak minuta më parë nga asambleja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që është zhvilluar sot në Tokio. Në kryeqytetin japonez nisin më 23 korrik Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kjo është hera e dytë që Australia organizon një Olimpiadë, pas atyre të vitit 2000, në Sidney. Qyteti australian i Brisbane ishte kandidati i vetëm në garë për të organizuar këtë event.

Siç dihet, Olimpiada e vitit 2024 do të zhvillohet në Paris (Francë) dhe ajo e vitit 2028 në Los Anxhelos (Amerikë).

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET “ZIKALTËR”/ Conte do Kumbullën, Interi ul çmimin për Godin

Delo.autor

LUFTA/ Të gjithë kundër kapitenit të kombëtares ruse: Ndërsa ti ku*vë tall top*t në TikTok…

F.autor

TRIUMFOJNË NË DEBUTIMIN SEZONAL/ Super Kulusevki dhe Ronaldo, Juventus i Pirlos e nis me spektakël

Delo.autor

Leave a Comment