Futboll Sport

KAPSOLLA DHE FISHEKZJARRE/ Si u kërcënua me ndërprerje ndeshja Vllaznia-Shiroki Brijeg

Ndërprerje loje, kërcënim për të mos vazhduar më ndeshjen nga arbitri dhe delegati i UEFA-s, por edhe festë e çmendur dhe lot gëzimi në fund.

Në Vllaznia-Shiroki ndodhën nga të gjitha dhe delirin e kuqebluve për kualifikimin për pak e prishën tifozët me hedhjen e fishekzjarrëve dhe kapsollave, duke bërë që klubi të rrezikojë tashmë një gjobë të majme nga Komisioni i Disiplinës në UEFA. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme.

PROBLEMET

* Në minutën e 10-të gjyqtari kryesor, Kaspar Sjoberg, ndërpret lojën për rreth 2 minuta pas një kapsolleje të hedhur në pistën e stadiumit, afër anësorit të dytë Magnuson. Arbitri kërkoi nga kapitenit Gurishta që të qetësonte tifozët. Mbrojtësi ka komunikuar me tifozërinë në tribunën përballë, prej edhe nga u hodh kapsolla.

Më pas, në minutën e 28-të, grupimi “Power 12” ka hequr pankartën në shenjë proteste të ndërhyrjes së drejtuesve të klubit për të ndaluar fishekzjarrët dhe tymueset e përdorura në stadium nga ana e tyre. Problemet kanë vijuar në minutën e 41-të, kur pas një shishe të hedhur në fushë, forcat e sigurisë së stadiumit, kanë nxjerrë menjëherë jashtë personin që bëri këtë veprim. Përpara se të niste ndeshja, klubi kishte paralajmëruar tifozët se nuk lejohen në stadium materiale piroteknike si shashka, kapsolla, flakadanë etj. Por, tifozëria nuk e respektoi këtë, duke harruar që çdo shkelje e rregullave të UEFA-s penalizon rëndë Vllazninë, si në anën financiare, ashtu edhe në dënimin e fushës.

* Pas golit të parë në fillimin e pjesës së dytë nga Gjurgjeviç, festa e tifozëve ishte e çmendur, por sërish u ndezën dy fishekzjarrë, në një kohë që në pistë u hodh një tjetër kapsollë, ashtu si në fillim. Këtu arbitri kryesor, pas sinjalizimit edhe nga asistenti, menjëherë urdhëroi ndërprerjen e lojës dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes. Pra, nga një gëzim për golin, në një hidhërim për situatën.

Për 5 minuta loja u ndërpre, derisa arbitri suedez, Sjoberg, si dhe delegati i UEFA-s, greku Aristidhis Stavropulos, kërcënuan se nëse ndodh edhe një herë e njëjta gjë, loja do të ndërpritej përfundimisht. Ka qenë sërish kapiteni Gurishta që ka shkuar në tribunën përballë dhe ka kërkuar nga tifozët të mos hedhin më kapsolla dhe ndezin fishekzjarrë, sepse është rreptësisht e ndaluar.

Related posts

PAMJET QË PO TËRBOJNË SPANJËN/ Ylli i La Liga-s kërcen pa maskë në diskotekën ku janë infektuar 12 persona (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Dëmtimi i Kimmich, Bayern Munich merr vendimin për mbrojtësin

Delo.autor

“BESONI TEK MUA”/ Suso flet në lidhje me situatën e tij tek Milan: Mua më pëlqen të…

Delo.autor

Leave a Comment