Futboll Sport

REVOLUCIONI/ “Play off” dhe 18 skuadra, ja ndryshimet rrënjësore që mund të ketë Seria A

U mblodh dje në selinë e Ligës së Serisë A Asambleja e Klubeve. Në rend të ditës ishte formati i ri që do të kaplojë turneun, duke nisur që nga sezoni 2024-’25.Nuk ka ende një vendim zyrtar, por orientimi është ai i një kampionati me 18 skuadra, ndryshe nga 20 që e përbëjnë aktualisht. Për të vendosur fituesin e sezonit, do të duhet që katër të parat të përballen në një fazë finale me model ndeshjesh direkte, praktikisht dy gjysmëfinale si në çdo turne që kemi asistuar deri më sot.

Kampionati 2021-’22, raporton “La Stampa”, duhet të jetë i fundit me formatin aktual. Më pas, rregullimet e nevojshme për zbatim do të duhet të fillojnë nga dy risitë e sipërpërmendura.

Për këtë motiv, kampionatet 2022-’23 dhe ’23-’24 duhet të jenë ato të periudhës tranzitore, në të cilën do të harmonizohen zbritjet dhe promovimet nga Seria B, për të arritur në 18 ekipe.

Më në fund, kampionati 2024-’25 duhet të jetë i pari me kampionatin e “play off”-it dhe 18 ekipe.

Qëllimi i Federatës Italiane do të ishte të fillonte me inovacione më herët, por periudha e tranzicionit mbetet e vështirë për t’u kompensuar, sidomos edhe për shkak të hapësirave të pakta që lejoi periudha pandemike e COVID-19.

Related posts

“DUA TË QENDROJ TEK TIRANA”/ Torasa: Kam besim te kjo skuadër, titullin e morëm me sakrifica

Delo.autor

FORMULA 1/ Penalitete për dy pilotët e Red Bull, në Monza nisen nga vendi i fundit

Delo.autor

SHKARKIMI I TRAJNERIT/ Ja deklarata me të cilën Manchester Unitedi e përzuri Jose Mourinhon…

Isa.Autor

Leave a Comment