Gossip Sport

ËSHTË E ËMA E RONALDOS/ Dolores zbulon vesin: Po më ftove për darkë për të parë një ndeshje…

Pas deklaratave mbi atë që do të ishte dëshira e saj e fundit, Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldo-s, është shprehur edhe për disa tema të tjerë në një intervistë të dhënë për ADN de Leão.

Nëna e CR7 ka komentuar marrëdhënien e saj me Georgina Rodriguez, por ka zbuluar edhe se pasioni i saj për futbollin nuk buron vetëm për shkak të dashurisë saj për djalin…

“Unë jam një fanatike e futbollit. E dua edhe kur nuk luan djali im. Nëse më ftojnë pë darkë dhe është një ndeshje futbolli, unë nuk mund të ha dhe të shikoj ndeshjen”, ka thënë mamaja e portugezit.

“Marrëdhënia me Georgina-n? Ajo është një vajzë e mbarë. Cristiano Ronaldo është një baba i mirë, por ka shumë njerëz që e ndihmojnë”, ka thënë Dolores Aveiro.

“Fëmijët kanë dado dhe persona të ndryshëm që ndihmojnë, por nuk ka dyshime mbi faktin se Georgina është një mbështetje e madhe për Cristiano-n”.

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Pas ndërhyrjes së “VAR”, talenti Son rihap sfidën ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

KOSOVA BËHET E FRIKSHME/ I bashkohet lojtari që stërvitet nga GUARDIOLA

Isa.Autor

NIS STËRVITJEN E PARË ME PSG/ Icardi “prezantohet” kështu tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment