Futboll Sport

“PO BËNTE SKI ME MBROJTËSIT”/ Ish-futbollisti Bak: Polonia duhet të quhet “Lewandowski dhe shokët e tij”

Shqipëria pësoi një humbje të thellë 4-1 përballë Polonisë ku protagonist absolut u bë sulmuesi polka Robert Levandovski.

Ylli i Bajernit dërgoi Poloninë avantazh në minutën e 12-të të takimit, si dhe asistoi tek goli i tretë i polakëve i realizuar nga Kryçovjak në minutën e 54-të të takimit. Performanca e Levës ra në sy të mediave botërore e specialistëve të futbollit, një ndër ta dhe të ish-kapitenit të Polonisë Jaçek Bak.

48-vjeçari në një intervistë për mediat vendase u shpreh: ‘’Levandovski është gjithandej, bën gjithçka. Ai është motorri i skuadrës, ose i gjithë traktori. Ai i kalon mbrojtësit sikur po bën ski në mal. Kombëtarja e Polonisë duhet të quhet ‘’Levandovski dhe shokët e tij’’, tha ish-kapiteni polak.

Related posts

Wenger akuzon lojtarët anglezë: Po bëhen “mjeshtra” të simulimit

Sadik.Autor

Seria A/ Napoli stërvitet për roveshatat, Ronaldo dhe Simy tregojnë si i shënohet Juves (VIDEO)

Sadik.Autor

Xavi: De Bruyne është Messi i Manchester Cityt

Q.Autor

Leave a Comment