Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Kemi oferta për të zhvilluar gara nga e gjithë bota

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, ka rrëfyer se vitin tjetër kalendari i garave mund të ketë surpriza e risi të ndryshme. Në një intervistë për “Bild”, ai ka treguar se ka oferta nga mjaft shtete të botës për të zhvilluar gara.

“Kemi oferta nga Afrika dhe kjo është një surprizë. Oferta nga Maroku dhe Afrika e Jugut, që kanë pista të gatshme”, tha Domenicali, që ka befasuar me emrat e këtyre dy shteteve. Në Afrikën e Jugut nuk zhvillohet një garë që prej vitit 1993.

“Kërkesa ka edhe nga Azia, me Korenë e Jugut që synon të rikthehet në kalendarin e garave. Objektivi ynë është të kemi një kalendar me 23 gara, ku një e treta e tyre të zhvillohet në Europë, ndërsa pjesa tjetër e garave në gjithë botën”, tha Domenicali.

Related posts

ISHIN NJË NDËR ÇIFTET MË TË PËRFOLUR NË ITALI/ Mbrojtësi Hernandez ndahet nga e dashura super seksi (FOTO)

Delo.autor

TIRANA PRANË BLERJES SË DYTË/ Bardheblutë gjejnë zëvendësuesin e Dokës në Maqedoni

Delo.autor

LUFTA NË SIRI/ Ministri i Jashtëm francez bojkotoi ndeshjen Francë-Turqi, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment