Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Skënderbeu në “Selman Stërmasi”. Rezultati 4-2

Tirana dhe Skënderbeu kanë zbritur në fushën e “Selman Stërmasit” në orën 13:45, ku do të zhvillohet supersfida e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore.

Të dy trajnerët si Shehi dhe Memelli do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë, ndërkohë që të dy “timonierët” e skuadrave, kanë hedhur në fushë, lojtarët më në formë në këtë start kampionati. Vlen të theksohet fakti se te bardheblutë aktivizohet titullar, Ilion Lika. Portieri 41-vjeçar është rekordmeni i Kategorisë Superiore, si futbollisti me moshën më të madhe që aktivizohet në një ndeshje të kampionatit elitar shqiptar.

LIVE: TIRANA-SKËNDERBEU 4-2

Behiraçe 4′, Ngo 59′, 73′ Limaj 69′  / Zhan Viktor 6′ , Mensah 90′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Uerdi Mara, gjuajtja e tij shkon mbi traun e Likës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ GOOOOOL SKËNDERBEU 4-2/ Gafë e Ilion Likës, korçarët shkurtojnë diferencën me Mensah. 41-vjeçari iu fal një gol korçarëve. 

89′ Seferi shpërdoron një rast të artë nga shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin mbi traune portës.

87′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Kosta Vangjeli në vendin e tij Denis Douvuna.

77′ Tirana kryen dy zëvendësimet e fundit, në lojë Kuka dhe Nuriu, largohen Totre dhe Majkëll Ngo.

73′ GOOOOOOOL TIRANA 4-1/ “Poker” bardheblu, Ngo shënon sërish, duke gjetur dopietën personale në javën e parë. Sulmuesit i del topi me fat pas një gabimi në mbrotje, duke mos falur. 

69′ GOOOOOOL TIRANA 3-1/ Vjen edhe goli i tretë! Realizon Vesel Limaj me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Rexhepit. Shpërthejnë në festë bardheblutë. 

63′ Dominim i vendasve në këto minuta! Ndihet epërsia numerike në fushën e lojës, pas daljes me karton të kuq të Zguros.

59′ GOOOOOL TIRANA 2-1/ Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Majkëll Ngo gjen rrugën e rrjetës, pas asistit të Xhixhës. Sulmuesi nuk fal i vetëm brenda zonës. 

58′ Mara ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Zëvendësim te Tirana, largohet Hoti në vend të tij Gjumsi.

47′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, largohet Bismark, vendin e tij e merr Dumfur.

46′ Skënderbeu me 10 lojtarë, kapiteni Zguro ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

46′ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet Vrapi në lojë Mensah.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana kryen dy zëvendësime, largohen Behiraçe dhe Toshevski në vend të tyre Najdovski dhe Toli.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+4′ Pranë golit Tirana me Seferin, gjuajtja e sulmuesit ndalet nga portieri Rexhepi.

45+1′ Enea Jorgji akordon fillimisht penallti për Skënderbeun, por pas konsultës me VAR-in, vendimi kthehet dhe jepet thjeshtë rivënie fundore, pas duelit Bismark-Hoxhallari.

44′ Tjetër shans për Tiranën me Xhixhën, që shmang portierin, por në fund e lëshon topin më shumë seç duhet.

41′ Vrapi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

38′ Kundërpërgjigjet Tirana me Seferin, që lëviz bukur në hyrje të zonës, provon me një gjuajtje, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

36′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Meksin, vendimtare ndërhyrja e Likës, që largon rrezikun në këndore.

34′ Skemë e Skënderbeut nga goditja e dënimit, provon Mara, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

31′ Behiraçe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit.

25′ Duel i luftuar, kryesisht në mesin e fushës, Tirana shfaqet më kërkuese, teksa Skënderbeu kërkon të surprizojë me kundërsulme.

18′ Provon Seferi me një gjuajtje të rrezikshme, por kontrollon gjithçka portieri Rexhepi, i cili ishte në pozicion.

15′ Ndeshje e hapur në “Selman Stërmasi” me aksione të shpejta nga të dyja krahët!

13′ Sadriu është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë!

12′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, pas depërtimit të Bismark nga e majta e zonës, por rreziku largohet në këndore.

6′ GOOOOOOL SKËNDEBREU 1-1/ Ndeshje e çmendur në kryeqytetet. Korçarët barazojnë menjëherë sfidën me Zhan Viktor. Mesfushori nuk fal brenda zonës, pas asistit të Bismark. 

4′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Mbrojtësi Behiraçe kalon në avantazh kryeqytetasit. Protestojnë korçarët! Pas një harkimi nga këndi, krijohet rrëmujë në zonë, teksa përfiton Behiraçe duke devijuar drejt rrjetës. 

3′ Momente tensioni në zonën e Skënderbeu, Zguro dhe Ngo ndëshkohen me karton të verdhë.

2′ Tirana menjëherë në kërkim të golit, bardheblutë e nisin në sulm.

1′ Starton sfida!

Related posts

SFIDA MIQËSORE NDAJ STUTTGART/ Rei Manaj zbarkon në Gjermani, gati për ndeshjen e radhës me Barcelonën (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR DYBALAN/ Marchisio: E konsideroj Paulon mes lojtarëve më…

Delo.autor

Leave a Comment