Basketball Sport Të tjera

NBA/ Aldridge rikthehet dhe rinovon me Brooklyn, Jordan transferohet tek Lakers

Duket se sezonin e ardhshëm, gara për titullin kampion në NBA do të jetë një duel mes Brooklyn Nets dhe Lakers. Këto skuadra kanë bërë përforcimet më të mira dhe kanë lojtarët më të mirë në qarkullim në NBA.

Skuadra e Brooklyn, përveç trios Durant-Harden-Irving ka konfirmuar sot rinovimin e kontratës me një tjetër yll, LaMarcus Aldridge. Lojtari i ardhur në mesin e sezonit të kaluar, rinovoi me një vit kontratën me Nets (2.6 milionë dollarë).

Vjet ai luajti vetëm 5 ndeshje me Brooklyn, pasi një problem kardiak e detyroi të tërhiqej dhe mjekët nuk e lejuan të zbriste në fushë. Por duket se situateaështë përmirësuar dhe lojtari venfosi të rilkthehej në parket.

Nuk ndalet në merkato ekipi i Lakers, që ka arritur marrëveshjen me DeAndre Jordan, një nga yjet e NBA-së. Pasi zgjidhi kontratën me Detroit, lojtari vendosi të transferohej te Lakers. Ai nënshkroi një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.6 milionë dollarë.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Gattuso “shtrydh” kuqezinjtë para debutimit në Serinë A ndaj Napolit

Isa.Autor

ISH-DREJTORI I JUVENTUSIT/ Luciano Moggi: Icardin do ta lija në tribunë, nëse akoma nuk…

Delo.autor

Shënoi gol ndaj Chelsea/ AGUERO hyn në historinë e Man City me këtë REKORD

Isa.Autor

Leave a Comment