Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Trajneri Klopp: “Qytetarët” mbeten skuadra më e mirë në Europë

Jyrgen Klop e ka cilësuar Mançester Sitin skuadrën më të mirë në Europë dhe e paralajmëroi Liverpulin e tij se sot duhet të jetë në formën më të mirë në mbrojtje. “Reds”-at janë e vetmja skuadër e pamposhtur në Premier Ligë këtë sezon dhe kryesojnë kampionatin me 14 pikë, 1 më shumë se kampionët e Sitit.

“Jemi në formë të mirë, në një moment pozitiv, por kështu duhet të jesh për të pasur një shans kundër tyre”, tha trajneri gjerman në konferencë. “Për mua, ata janë ndoshta ende skuadra më e mirë në Europë. Janë shumë të fortë. Fundjavën e shkuar ata dominuan Çelsin dhe të gjithë e dinë se sa i fortë është Çelsi. Ata janë shumë të fortë, por Siti ishte më i mirë atë ditë. Për të fituar duhet të shënojmë gola.

Kështu që ajo që kemi bërë gjatë javëve të fundit do të na ndihmojë sepse kemi besim në këtë sektor. Por ne duhet të mbrojmë absolutisht në nivelin më të mirë për të qëndruar në ndeshje dhe siguruar se golat që do të shënojmë janë diferenca”, nënvizoi Klop. Skuadra e tij humbi 4-1 në shtëpi sezonin e shkuar dhe ai e komenton kështu: “Siti është një skuadër e shkëlqyer. Ata humbëm kundër PSG-së.

E mësova rezultatin pas ndeshjes sonë me Porton dhe thashë se do të rikthehen. Por pasi ndoqa ndeshjen më vonë, nuk mund të them se do të rikthehen. Siti luajti shumë mirë dhe humbën në tri apo katër situata ku nuk i shfrytëzuan rastet e tyre dhe PSG-ja shënoi. Kur mendon cilësinë e PSG-së dhe faktin që Siti i dominoi, kjo tregon shumë për cilësinë e tyre”

Related posts

Chelsea e Manchester City në “luftë” për yllin e Real Madridit

Sadik.Autor

TIFOZËT JA PLASIN GAZIT/ A është ky AUTOGOLI më I BUKUR i historisë (VIDEO)

Isa.Autor

MERR FUND OPERACIONI “MASKOKE”/ Policia sekuestron 1 ton kanabis, arrestohet ish-sulmuesi spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment