Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Shokon piloti Hamilton: Nuk kisha asnjë mbështetje, kam vuajtur shumë nga…

Racizmi është një fenomen shumë i përhapur nëpër botë, sidomos në sport ku barazia duhet të jetë primare mbi gjithçka. Për këtë temë ka folur ikona e Formula 1, Luis Hamilton.

Anglezi është sulmuar shpesh për ngjyrën e tij të lëkurës. Në 2008-ën disa tifozë u paraqitën me fytyra të ngjyrosura në të zezë dhe me disa bluza me mbishkrimin “Familja Hamilton”.

“E mbaj mend mirë dhimbjen që përjetova atë ditë, por nuk thashë asgjë. Nuk kisha asnjë mbështetje. Askush nuk foli për këtë incident”.

36 vjeçari është i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1. Sipas studimeve të bëra, vetëm 1 përqind e personave që punojnë në këtë industri janë me ngjyrë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Kam qenë këtu për rreth 15 vjet. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë. Shpesh pyes veten se pse më ndodhin mua këto gjëra. Pse unë jam i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1?”, – u shpreh anglezi.

Luis Hamilton ka fituar 7 kampionate botërorë, po aq sa legjenda Mikael Shumaher.

Related posts

Zgjidh problemin e golit/ Ja kush shpallet lojtari i muajit tetor në Superiore

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOALRE/ Liverpool triumfon me “POKER” dhe arrin Tottenham në krye

Delo.autor

BEHRAMI u largua nga Zvicra/ Futbollistin nga MITROVICA e zëvendëson një SHQIPTAR

Isa.Autor

Leave a Comment