Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Hungari-Shqipëri në “Puskas Arena”. Rezultati 0-1

Po zhvillohet në “Pushkash Arena”, përballja mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje si vendi i dytë i grupit I, pasi ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, ndërsa Hungaria numëron vetëm 10 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

Shqipëria është përballur 7 herë në histori me hungarezët dhe ka një bilanc negativ prej 5 humbjesh, një barazimi dhe vetëm një fitoreje, ndërsa golavarazhi është 19-1 në favor të Hungarisë.

 

LIVE: HUNGARI-SHQIPËRI 0-1

Broja 79′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja

90′ Akordohen 5 minutan shtesë!

85′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet nga fusha Trashi, vendin e tij e merr Ivan Balliu.

79′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Fantastik Armando Broja, sulmuesi kalon në avantazh Kombëtaren, një gol fenomenal i Brojës. Një shpërthim dhe finalizim prej sulmuesi të kalibrit të lartë. 

74′ Shtylla shpëton Shqipërinë nga pësimi i golit. Me Kombëtarja një këto minuta. Prekja e Szalait shumë pranë vijës fatale, u ndal nga shtylla.

73′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nagit.

69′ Veseli është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull taktik ndaj kundërshtarit.

68′ Tjetër mundësi shënimi për Shqipërinë me Gjasulën që provon në hyrje të zonës me një gjuajtje të befasishme, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

66′ Dy zëvendësime në sulm për Shqipërinë, largohen Cikalleshi dhe Uzuni, në vend të tyre, Manaj dhe Broja.

65′ Ditë “jo” për Myrto Uzunin. Trashi harkon bukur nga e majta për talentin beratas, i cili i vetëm brenda zonës, ka gjuajtur lehtë me kokë, duke i dorëzuar topin portierit Gulashi.

61′ Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj kundërshtarit.

58′ Tjetër shans i artë për Uzunin, që del i vetëm përballë portierit, provon të spostohet djathta, gjuan, por ndalet nga portieri Gulashi që devijon rrezikun në këndore.

51′ Cikalleshi provon të përfitojë nga një top aksidental që përfundoi tek ai, por bllokohet në fund nga mbrojtësi hungarez.

46′ Hungarezët flirtojnë me golin e avantazhit, Salloi provon brenda zonës, por për fat të mirë, topi ka shkuar ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë, Reja kryen një tjetër zëvendësim, largohet nga fusha Çekiçi vendin e tij e merr Bajrami.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Botka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çekiçit.

45+1′ Çekiçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën e radhës ndaj Polonisë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Shans i artë për Shqipërinë, Uzuni del i vetëm përball portierit, talenti beratas gabon, por e shpëton pozicioni jashtë loje i sinjalizuar nga gjyqtari anësor.

38′ Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit, ende nuk është rrezikuar asnjë gjuajtje në kuadrat.

34′ Provojnë të rrezikojnë hungarezët nga krahu i majtë, por i vëmendshëm Berisha, që kontrollon gjithçka.

29′ Zëvendësim i detyruar, largohet nga fusha, Gjimshiti i dëmtuar, vendin e tij e merr Veseli.

27′ Momente paniku te Shqipëria. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar.

25′ Gabime të shumta në mesfushë si nga hungarezët ashtu dhe nga shqiptarët, futbollistët gabojnë edhe pasat e thjeshta.

22′ Hysaj dhe Gjimshiti, provojnë të furnizojnë me topa repartin difensiv, por mungon saktësia në pasin e fundit, gjithsesi Shqipëria po shfaqet dominuese në këto minuta.

20′ Vendimtar Ismajli, që largon një rrezik të hungarezëve në këndore. Për fat të mirë kjo këndore, nuk shqetësoi portierin Berisha, topi u largua nga mbrojtësit.

15′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, që shfaqet superiore në fushën e lojës, por mungojnë ende gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat.

9′ Bare rrëmben bukur një top në mesfushë, por tregohet egoist, duke sfumuar një mundësi mjaft të mirë. Mesfushori nuk shërben as për Cikalleshin dhe as për Uzunin që prisnin brenda zonës.

4′ Shqipëria provon ta kontrollojë lojën në këto minuta të para, dueli është fokusuar kryesisht në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar dueli në “Pushkash Arena”, Shqipëria luan topin e parë nga qendra.

Related posts

Kishte rënë dakord me Man United, gjithçka u prish nga një PLUMB NË KOKË

Isa.Autor

TRANSFERIMET E DËSHTUARA/ Ja 10 GAFAT më të mëdha të merkatos së futbollit

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Një copëz “kuqezi” në Europian, ja 9 futbollistët shqiptarë që do të marrin pjesë…

Delo.autor

Leave a Comment