Futboll Seria A Sport

OPERACION GJIGANT/ Milan dhe Inter, nis gara kundër kohës për projektin 1.2 miliardësh

Pas konfirmimit të kryebashkiakut Giuseppe Sala, në Milano kthehet në plan të parë projekti i impiantit të ri për Milan-in dhe Inter-in. Të ardhurat e Meazza-s janë shumë të ulëta dhe duhet një stadium modern për të konkurruar me klubet e tjerë të mëdha të Europës.

Sipas Gazzetta dello Sport, kostoja totale e projektit është 1.2 miliardë euro.

Për të financuar 90% të shumës, Inter dhe Milan do të kërkojnë një financim me një kohëzgjatje prej 30 vitesh, ndërsa koncesioni për zonën e San Siro-s nga ana e Bashkisë do të jetë prej 90 vitesh.

Një operacion gjigant, mjafton të mendohet se klubet kanë parashikuar të arrijnë ekuilibrin e llogarive pas plot 32 vitesh.

Pyetja është: Elliott dhe Zhang do të jenë akoma deri atëherë? Kjo ka rëndësi pak tani, e rëndësishme është që zbatimi i projektit të nisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

Lojtarët e Milanit vijnë me një reklamë të animuar (VIDEO)

Q.Autor

INTER-SPAL/ “Zikaltërit” kalojnë në epërsi, shënon Politano

Delo.autor

UFC on Fox 29, Dustin Poirier mposht Justin Gaethje në garën për “Duelin e Vitit”

Sadik.Autor

Leave a Comment