Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Italia në playoff, ja sa do të kushtonte mospjesëmarrja në Katar…

Katër vite më pas, fantazma e mospjesëmarrjes në Botërorin e Rusisë kthehet të përndjekë Italinë.

Pas barazimit pa gola në Belfast, Italia do të shkojë në playoff, shansi i fundit për të siguruar një vend në Katar 2022.

Mungesa e kualifikimit në botërorin e ardhshëm do t’u kushtonte shumë Italisë.

Duke parë se shpërblimet për skuadrat që do të marrin pjesë në Katar 2022 nuk janë bërë akoma publike, është e vështirë të bëhet një llogaritje për miliona eurot që do të humbnin axurrët.

Por mund të bëhet një përllogaritje duke u bazuar te shifrat e turneut të mëparshëm. Edhe falë fitores së Europianit në korrik, Italia ka një vlerë komerciale të barabartë me rreth 90 milionën euro, që mund të shkojë në 100 me kualifikimin në Katar 2022.

Jo vetëm: të ardhurat mund të shkojnë deri në 45 milionë për kombëtaret që do të arrijnë në finale.

Related posts

SFIDA NDAJ KROACISË/ Trajneri Enrique: Me kërcënimet ndaj Moratës merret policia, duam çerekfinalet

Delo.autor

NGA HAKIMI TE ANDRE SILVA/ Njihuni me 10 transferimet më të shtrenjta deri më tani në këtë merkato

Delo.autor

FTESA E IBRAHIMOVIC NË FESTIVAL/ Shoqata Italiane: Të bojkotojmë Sanremo-n dhe të…

Delo.autor

Leave a Comment