Sport Të tjera

E BUJSHME/ Nisin hetimet për tenisten kineze, e zhdukur pas denoncimit për dhunë seksuale nga qeveria

“Ku ndodhet Shuai Peng”. Është ky apeli që bota e tenisit po bën kohët e fundit, për të mësuar fatin e tenistes kineze Shuai Peng, për të cilën nuk ka asnjë informacion prej gati dy javësh. 15 ditë më pare, perms rrjete sociale, ajo akuzoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli, funksionar i lartë i Partisë Komuniste Kineze.

Ai mesazh u zhduk menjëherë nga rrjetet sociale, ashtu sikurse emri i tenistes kineze, ish-numri 1 në lojën dyshe (fituse e Wimbledon e Roland Garros në lojën dyshe). Madje janë fshirë edhe fotot e saj nga Qendra Federale e Sportit në Pekin, ndaj frika se mos asaj i ka ndodhur një gjë e rëndë është shtuar.

Për herë të parë ka bërë apel edhe WTA (Women Tennis Association), federata që organizon turnetë e femrave. “Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kinë janë shqetësuese. Ne kërkojmë respekt dhe barazi. Shuai Peng dhe të gjitha gratë meritojnë të dëgjohen e thonë fjalën e tyre, jo të censurohen”, tha Steve Simon, president i WTA.

“Akuza e saj ndaj sjelljes së një ish-lider kinez, që e ka dhunuar seksualisht vite më parë, duhet të trajtohet me seriozitet. Ajo pati kurajo për të ecur përpara, ndaj presim që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe me drejtësi. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen e sportistet, sigurinë e saj dhe të gjithë sportistëve”, tha Simon.

Related posts

STRAKOSHA ME SY NGA SARRI/ Tekniku italian ka gati zgjedhjen për portën e Lazios

Delo.autor

MESSI SHMANGU… “TËRMETIN”/ Ylli i Barcelonës “shpëton” katalanasit dhe La Ligën

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Lajm i keq për Orges Shehin, titullari i Tiranës i padisponueshëm

Delo.autor

Leave a Comment