Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KATASTROFA NË LONDËR/ Ja notat e futbollistëve të kombëtares shqiptare nga gazeta e njohur angleze…

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë në “Uembli” do të kujtohet gjatë dhe për fat të keq, jo për një rezultat pozitiv. Kuqezinjtë kapitulluan pa kushte përballë vendasve dhe nuk treguan asgjë nga ajo që kishin shfaqur në ndeshjet e mëparshme në një natë për t’u harruar.

Ndaj nuk është aspak rastësi që edhe vlerësimet për lojën e tyre kanë qenë negative. Gazeta e njohur ”Daily Mail” në analizën pas sfidës, nuk ka kursyer vlerësimet e dobëta për lojtarët shqiptarë, me nota të ulëta për të gjithë.

Sipas saj, të gjithë lojtarët meritonin notën 5, më përjashtim të dy prej tyre. Thomas Strakosha, sipas të përditshmes së njohur britanike, meritonte notën 4 për paraqitjen e sotme. Ndërsa Myrto Uzuni, edhe pse humbi një rast të pabesueshëm para portës, meritonte notën 5,5.

Related posts

E BUJSHME/ Projektohet e ardhmja e SADIKUT, në JANAR drejt rikthimit te…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Everton – Manchester United

Q.Autor

KËRKON TITULLIN/ Klopp: Ja pse ky sezon i Premier League është më emocionuesi ndër vite

Isa.Autor

Leave a Comment