Futboll Ligue 1 Sport

“L’EQUIPE” ZBULON NJË PRAPASKENË/ PSG “zhduk” frëngjishten, ja cila është gjuha më e folur në skuadër…

Futbollistët e Paris Saint-Germain nuk janë më të detyruar të flasin frëngjisht, sipas L’Equipe.

Kjo ka ndodhur pas epokës së Laurent Blanc në 2016-ën, që ka shtyrë skuadrën të ketë në drejtim gjithmonë një trajner të huaj. Vetë trajneri Pochettino i zhvillon konferencat në spanjisht ashtu si edhe seancat stërvitore, duke parë se pjesa më e madhe e ekipit flet atë gjuhë.

Trajneri përdor edhe anglishten gjatë stërvitjes. Stafi i tij është gjithsesi në dispozicion për të përkthyer nga frëngjishtja. Një situatë që ka krijuar disa vështirësi kryesisht për të rinjtë që integrohen në ekip.

Në ekipin e parë, përveç francezëve, pjesa më e madhe e njeh frëngjishten. Disa në nivel shumë të mirë, si Draxler, Herrera, Danilo Pereira ose Kehrer, të tjerë në nivel të pranueshëm, si Rafinha dhe Bernat.

Më pas janë të “turpshmit”, ata që e kuptojnë frëngjishten, por nuk preferojnë ta flasin në publik për të shmangur gafat, si Neymar, Di Maria dhe Navas. Në fund janë ata që nuk e kanë mësuar.

Nëse Messi, Donnarumma dhe Hakimi kanë justifikimin se sapo kanë shkuar në Paris kjo nuk mund të thuhet për Mauro Icardi dhe Leandro Paredes, të transferuar në Paris në 2019-ën.

Related posts

HIJE DËNIMI NË HORIZONT/ Juve nuk gjen paqe, nga Allegri te Vlahovic të gjithë në dyshim

F.autor

STATISTIKAT/ Juventus-Inter spektakolare! Në stadiumin “Olimpiko” luhet për revansh, 170 shtete drejtojnë sytë

F.autor

STOLI I BAYERNIT/ Pas Zidanit del në skenë edhe emri i ish-kapitenit bavarez

Isa.Autor

Leave a Comment