Futboll Premier League Sport

“ARMANDO INTELIGJENT”/ Trajneri i Southampton: Ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi

Armando Broja duket sikur e ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Sauthemptonit dhe pritet që të zbresë në fushë ditën e nesërme ku do të përballet me Uest Hemin. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur edhe trajneri Ralf Hazenytel, që ka thurur lavde për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Përveç kësaj, trajneri ka shpjeguar edhe mënyrën e veçantë që skuadra e tij nuk ka pasur problem me COVID-in, duke bërë që lojtarët e Sauthemptonit të ndërroheshin në makinat personale dhe duke shmangur disi grumbullimet e ekipit.

BROJA DHE MASAT NDAJ COVID-19 –  “Më kujtohet kur ai u fut në lojë dhe kishte disa raste të mira për shënim. Ai mori shansin në rastin e dëmtimit të partnerit të tij në sulm dhe tani ka treguar se është në vendin dhe kohën e duhur për të shfrytëzuar rastet. Kjo është ajo që duhet të bësh si një lojtar i ri. Ai është lojtar shumë cilësor dhe si zëvendësues, por ka treguar se duhet ta nisë ndeshjen nga fillimi. Ai ka shënuar katër gola, kur i ka nisur si titullar ndeshjet, ka bërë paraqitje mbi mesataren për të qenë i sinqertë”, është shprehur fillimisht trajneri i Sauthemptonit.

Ndërsa për situatën që po kalon bota e futbollit për t’u ruajtur nga infektimi me COVID, Hazenhytel ka thënë: “Situata me COVID-in ndryshon çdo ditë, deri tani jemi mirë. Po mundohemi t’u përmbahemi rregullave dhe të qëndrojmë të sigurt. Jemi në një moment të mirë, teksa kemi marrë disa masa. Ushqimin nuk po e konsumojmë në ambiente të mbyllura, dhe futbollistët e paketojnë dhe ushqehen në shtëpi. Ndërkohë, kemi përdorur makinat personale për t’u ndërruar. E di që nuk është një situate e lehtë për lojtarët, por ky moment na detyron të veprojmë në këtë formë”, përfundon trajneri.

Related posts

PEP PËRPLASET ME XAVI-N/ Shkak bëhet Cancelo, portugezi mbetet me “valixhe në duar”

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Shtanget Barcelona, Messi merr ofertën nga gjigantët e Europës…

Delo.autor

Milan vendos çmimin për Gustavo Gomez, Boca Junior tenton goditjen në orët e fundit

Q.Autor

Leave a Comment