Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes heq dorë nga apelimi, Verstappen zyrtarisht kampion bote

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mercedes ka bërë me dije se nuk do të bëjë asnjë apel në lidhje me rezultatin përfundimtar të garës së Çmimit të Madh të Abu Dhabi zhvilluar ditën e diel (12 dhjetor) në pistën e Yas Marina. Për pasojë, makina gjermane njeh zyrtarisht Max Verstappen si fitues të asaj gare dhe kampion bote në Formula 1 për vitin 2021.

“U larguam nga Abu Dhabi të befasuar nga ajo që pamë. Humbja është pjesë e lojës, por është ndryshe kur humbet besimin në gara. Ne vendosëm të ndjekim linjën e dashurisë për këtë sport dhe bashkë me Hamilton morëm këtë vendim, për të mos apeluar fitoren e Red Bull, pasi mendojmë se fitorja arrihet në pistë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Mercedes.

“Shumë njerëz, përfshi edhe ne, kemi ndjesinë se gjërat në Abu Dhabi nuk u zhvilluan në mënyrën e duhur. Ne protestuam pas garës, pasi mendojmë se rregullat në lidhje me makinën e sigurisë nuk u aplikuan ashtu si duhet, duke kushtëzuar rezultatin e garës. Ne do të bashkëpunojmë me FIA në mënyrë që në të ardhmen këto gjëra të mos përsëriten më”, tha Mercedes.

“Urime Red Bull dhe Max Verstappen për fitoren dhe kanë respektin tonë për rezultatet e këtij sezoni. Kjo sfidë e bëri botërorin e Formula 1 mjaft të bukur, në një betejë epike. Shpresojmë të kemi po këtë sfidë edhe vitin tjetër”, thuhet në komunikatën e makinës gjermane.

Related posts

Manchester United ofron 60 milionë euro për Kovaçiç, mesfushori kroat…

Isa.Autor

MILAN-INTER/ Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PUTHI GAZETAREN SEKSI PAS INTERVISTËS/ Komisioni i Sportit merr vendimin për boksierin, ja masat

Delo.autor

Leave a Comment