Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RENDITJA E FIFA-S/ Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në vend. Ja klasifikimi i kombëtareve

FIFA ka publikuar renditjen e fundit për sa i përket kombëtareve të meshkujve. Shqipëria dhe Kosova ruajnë të njëjtat pozicione si herën e fundit.

Shqipëria renditet në vendin e 66 me 1374.98 pikë. Kosova nga ana tjetër ndodhet në vendin e 111 me 1163.05 pikë.  Për sa i përket 10-shes së parë, renditjen e kryeson Belgjika. Vendin e dytë e ruan Brazili ndërsa podiumin e mbyll Franca. Në vendin e katërt është Anglia, në të pestin Argjentina, ndërsa në të gjashtin Italia.

Spanja pozicionohet në vendin e shtatë, Portugalia në të tetin, Danimarka klasifikohet në vendin e nëntë, ndërkohë “TOP 10” e përmbyll Holanda.

10 skuadrat e para në renditje

Related posts

Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Inter e nis si mos më keq, Lukaku i shpëton nga turpi

Delo.autor

E BUJSHME/ Atalanta refuzon 50 milion euro për Duvan Zapata!

Delo.autor

Leave a Comment