Futboll Premier League Sport

SFIDA WEST HAM-SOUTHAMPTON/ Nga faullet e rënda tek penalltia, “Trajtim special” për Brojën në Premier (VIDEO)

Armando Broja është kthyer në një nga lojtarët më interesantë në kampionatin anglez dhe nuk është çudi që ndaj tij ka filluar një “trajtim i veçantë” nga kundërshtarët. Kjo shihet tashmë thuajse në çdo ndeshje ku ai gjithmonë mbulohet nga 2 rivalë dhe në rastin kur nis një nga shpërthimet e zakonshme, i bëhet menjëherë faull, pasi e dinë se sa i jashtëzakonshëm është sprinti i tij.

Në ndeshjen e Sauthempton ndaj Uest Hem, ishte ylli i Anglisë, Deklan Rajs, ai i cili e pranoi me dëshirë një karton të verdhë për të ndalur futbollistin shqiptar. Në minutën e 33-të të ndeshjes, Broja fitoi topin në mesfushë dhe pas një kontrolli të shkëlqyer, u bë gati për një nga shpërthimet e tij.

Por Rajs i bëri menjëherë një ndërhyrje nga mbrapa për të evituar daljen para futbollistit shqiptar, i cili në raste të tilla garanton thuajse gjithmonë rrezikshmëri për portën kundërshtare.

Ky trajtim gjatë Brojës vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes, me lojtarët e Uest Hem që nuk kishin mënyrë tjetër për ta ndalur atë.

Në një faull tjetër ishte Douson i cili shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të verdhë.

Gjithashtu, në listën e të ndëshkuarve përfundoi edhe Bouen, po për një ndërhyrje të rëndë kundër futbollistit shqiptar, i cili dukej i pakapshëm në këtë duel.

Ndaj nuk ishte rastësi që tifozët e Sauthempton e përshëndetën me duartrokitje lojtarin kur u zëvendësua në minutën e 81-të të ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-2.

Related posts

Derbi anglez në Europë, dalin formacionet zyrtare

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR “ZIKALTËRIT”/ Sanchez dëmtohet sërish, tifozët e Interit “hakmerren” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Lojtari prezantohet në dy ekipe brenda një muaji

Delo.autor

Leave a Comment