Futboll Sport

E TRISHTË/ Ditë zie në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Një ditë e trishtë për futbollin shqiptar. Legjenda Ramazan Rragami është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare.

Ai kishte kohe qe vuante nga nje semundje e rende e cila pak minuta me pare i mori edhe jeten ne moshen 77 vjeçare duke lene pas nje hidherim te thelle jo vetem tek familja e tij, por edhe tek i gjithe komuniteti i futbollit shkodran dhe shqiptar.

Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.

Shfaqet në formacionin e Vllaznisë në kampionatin e vitit 1961, saktësisht më 24 shkurt të këtij viti në ndeshjen Flamurtari- Vllaznia 2-1, kur ai ende nuk i kishte mbushur 17 vjeç, duke shënuar kësisoj debutimin me të dhe luan me Vllazninë deri në janar të vitit 1965 sepse më pas kalon tek Partizani me të cilin luan deri në vitin 1968. Më pas kthehet sërish në Shkodër teksa luan me Vllazninë deri në fund të sezonit 1974-75.

Mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Vllaznisë e të futbollit shqiptar, është trajneri i “Shpresës” së Shqipërisë që e kualifikoi atë në 8 më të mirat e Europës në vitin 1983.

Si futbollist, për fat të keq ka vetëm 19 ndeshje të luajtura me kombëtaren ngaqë në ato vite ajo nuk ka zhvilluar shumë ndeshje brenda një viti megjithatë ka qenë gjithmonë në nivele të larta dhe madje edhe kapiten i saj. Ndërkohë që duke luajtur me Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon ka në total rreth 90 ndeshje ndërkombëtare.

Rragami ka qenë shumë i suksesshëm edhe si trajner me Vllazninë të cilën e drejtoi për disa vite duke fituar edhe trofe, ndërkohë që kulmin e tij e ka me ekipet kombëtare dhe kryesisht me atë “Shpresa” në vitin 1983 ku arriti ta rradhisë atë në mes më të mirave të Europës.

Për shumë vite ka drejtuar edhe klubin Vllaznia me shumë seriozitet. Mbetet një emër i madh që meriton shumë respekt e vlerësim për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.

PANORAMA SPORT u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje.

Related posts

NDESHJA ME SKËNDERBEUN/ Katër mungesa për Kukësin, Gjoka përzien “kartat” para sfidës

Delo.autor

E BUJSHME/ Milan nis kontaktet me Sergio Ramos, Real Madrid i vë ultimatum

Delo.autor

“ËSHTË I BEKUAR NGA ZOTI”/ Habit sulmuesi argjentinas: Ja pse zgjedh Ronaldinhon në vend të “Pleshtit”

Delo.autor

Leave a Comment