Formula 1 Sport Të tjera

“DASHURI NË SHKRETËTIRË”/ Lando Norris prezanton të dashurën e tij nga Dubai

Piloti i Meklaren në F1, Lando Norrris, ka konfirmuar lidhjen e tij me modelen portugeze, Luizinja Oliveira, gjatë pushimeve që po kalojnë së bashku në Dubai.

22-vjeçari ka shpërndarë një foto në Instagram me modelen duke shkëmbyer një puthje në shkretëtirë. Në postimin e tij, Norris shkruante “Rrezja ime e diellit”, duke i bërë fansat e tij të çmenden.

Komentet ishin nga më pozitivet, ku madje spikaste dhe komenti i ish-shokut të tij të skuadrës, Karlos Sainz, i cili shkruante: “Është zyrtare!”. Gjithashtu kishte dhe komente ku tregonin se disa fansa do të ngelnin zemërthyher nga kjo foto.

Related posts

DERBI I ITALISË/ Inter-Juventus: “Zonja e vjetër” “troket” në derën e San Siros, zikaltërit i presin me mbi 60 mijë tifozë

F.autor

TENIS/ Numri 1 në botë tërhiqet nga Roland Garros pas dëmtimit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment