Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Alonso: Jam gati për të bërë shumë sakrifica, shpresoj që makina të jetë më e shpejtë

Piloti spanjoll Fernando Alonso, 40 vjeç, përgatitet për sezonin e tij të 20-të në Formula 1. Dy herë kampioni i botës, garon së bashku me Esteban Ocon me skuadrën Alpine, ku synon të bëjë një paraqitje të mirë në 23 garat e këtij sezoni.

Pavarësisht moshës, Alonso shprehet se është gati për të zbritur në pistë. “Thuajse jam gati. Edhe një javë nga nisja e testeve dimërore për vitin 2022. Ky do të jetë prag-sezoni nr.20 për mua në Formula 1”, shkruan Alonso në rrjetet sociale.

“Jam gati për të bërë shumë sakrifica, pasi jam 40 dhe jo 23 vjeç. Plani për dimrin ka qenë i mirë dhe besoj se do të bëj një paraqitje edhe më të mirë se ajo e vitit të kaluar. Shpresoj që edhe makina të jetë më e shpejtë”, tha Alonso.

Related posts

PËRBALLJA FINALE NDAJ “GJELAVE”/ Luis Enrique: Franca është më e mira në botë, por ne kemi një avantazh

Delo.autor

ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Tonali realizon një EURO GOL nga goditja e dënimit ndaj Cagliarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment