Formula 1 Sport Të tjera

PAS INCIDENTIT NË AUSTRALI/ Rrëfehet Djokovic: Mbeta i zhgënjyer nga kolegët, për Nadal…

Në një intervistë për BBC, tenisti serb Novak Djokovic, ka rrëfyer se ka mbetur i zhgënjyer nga mjaft kolegë pas incidentit që ai pati në Australi, ku u përjashtua për shkak se nuk ka kryer vaksinën anti-Covid.

Gjatë asaj periudhe, mjaft tenistë dolën kundër idesë që tenisti serb të luajë. “Kam mbetur i fyer nga kolegët e mi, pasi shihja sytë dhe shikimet e tyre mbi mua, sikur të isha fajtor. Shumë kolegë u influencuan nga ato që ndodhën dhe lajmet që dilnin në media”, u shpreh Djokovic.

Ai flet edhe për Rafael Nadal, duke shtuar: “Djali im Stefan më pyeti se kur do të luaja ndaj Rafael. I thashë përse më pyet dhe më sqaroi se dëshironte të dilte në fotografi me të. Gjatë finales së Australian Open, ai bënte tifo për Nadal, ndërsa nusja ime për Medvedev”.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT SPANJOLL NË DILEMË/ Perez refuzoi ofertën 180 milionë euro për…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA TEK REALI/ Lojtari ofendon sulmuesit: Gareth Bale është më i fortë sesa këta që…

Delo.autor

Laçi gjen zëvendësuesin e Qaqit, është ish-mbrojtësi i Tiranes

Sadik.Autor

Leave a Comment