Sport Të tjera

ATLETIKË/ Legjenda Kipchoge, në New York mbyll ciklin

Legjenda keniane e atletikës, Eliud Kipchoge, ka njoftuar se maratona e Nju Jorkut këtë të diel do të jetë maratona e tij e fundit në një qytet të madh.

Në moshën 41-vjeçare, fituesi i dy medaljeve të arta olimpike dhe mbajtësi i dy rekordeve botërore, do të debutojë në rrugët e Nju Jorkut, duke mbyllur ciklin e shtatë maratonave “major”. Në një intervistë për “olympics.com”, Kipchoge theksoi se do të vazhdojë të vrapojë, por larg garave elitare, duke u përqendruar në sfida ekstreme si vrapime në Arabinë Saudite e në Antarktidë.Kipchoge, i cili këtë vit ka garuar tashmë në Berlin dhe Sidnei, do të marrë pjesë për herë të parë në tre maratona brenda të njëjtit vit, diçka që e sheh si sfidë personale. “Nuk kam ndryshuar stërvitjen time, vetëm mënyrën e të menduarit. Çdo njeri që përfundon një maratonë ndryshon mendërisht. Është një përvojë që të formon dhe të bën më të fortë”, u shpreh Kipchoge.

Related posts

MIRATOHET VENDIMI/ Klubi i Premier League me stadium të ri, pritet të jetë 52888 vendësh. ja projekti… (FOTO)

Delo.autor

Mourinho: Fred ka shumë cilësi, por nuk është zëvendësues për Carrick

Isa.Autor

YLLI KROAT MBYLLI SEZONIN PARA KOHE/ Andrea Pirlo: Mandzukic nuk mund të jetë…

Delo.autor

Leave a Comment