Futboll Seria A Sport

MILAN/ Mirabelli në rrezik, por ja sa është rritur vlera e ekipit

Në një situatë të vështirë dhe të komplikuar si ajo e Milan ka gjithashtu diçka pozitive për të nënvizuar. Tuttosport në edicionin e sotëm është fokusuar në punën e Massimiliano Mirabelli, i cili verën e kaluar edhe pse shpenzoi 240 milionë euro, ka rritur përveç në disa raste (Kaliniç dhe André Silva) vlerën e lojtarëve.

Zgjedhja më e goditur e drejtorit sportiv të kuqezinjve është sigurisht intuita për të emëruar Gennaro Gattuson. Me shkarkimin e Vincenzo Montella dhe uljen e Rinos në stolin e kuqezinjve, ekipi ndryshoi fytyrë, duke fituar 44 pikë në 24 ndeshje me një mesatare prej 1.83 pikë për ndeshje. Kjo bëri të mundur rritjen e vlerës së disa lojtarëve që fillimisht konsideroheshin si dështim.

Shembulli më konkret mund të jetë rasti i turkut Hakan Calhanoglu. Mesfushori nën drejtimin e Montellas dukej si një trup i huaj në ekip, ndërsa me Gattuson ai ka rilindur plotësisht, duke u bërë një nga pikat e forta të ekipit. E njëjta gjë vlen edhe për Lucas Biglia dhe Franck Kessié. Gjithashtu meritë tjetër e Mirabellit janë edhe rinovimet e Davide Calabria, Patrick Cutrone dhe Alessio Romagnoli. Me pak fjalë, një sezon jo i gjithi për tu hedhur poshtë.

Related posts

GJYKATA SPORTIVE MERR VENDIMIN/ Ja dënimet që marrin 2 lojtarët e Milan-it Ante Rebic dhe Donnarumma…

Delo.autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Luhet në kushte perfekte, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve

Delo.autor

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

Leave a Comment