Moto GP Sport

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez bën ligjin në Gjermani, pole-position i 9-të radhazi

Marc Marquez vazhdon të imponojë ligjin e tij në Moto Grand Prix. Pole position i 9-ti radhazi për pilotin spanjoll të Repsol Hondas në Sachsenring, Çmimin e Madh të Gjermanisë i cili është cirkuiti i tij i preferuar përsa i përket pistave në Europë.

Me kohën 1 minutë 20 sekonda e 270 të mijtat, Marquez la pas të gjithë rivalët, duke lënë pas në sekondat e fundit edhe Danilo Petruccin me Pramac Ducantin i cili ishte protagonisti i madh i këtyre provave, por me vetëm 25 të mijtat më shumë se kampioni në fuqi i botës, italiani do të niset nga vendi i dytë në garën e të dielës.

I treti u pozicionua Jorge Lorenzo i cili konfirmoi formën e mirë të Ducatit pasi xhiroja e tij e shpejtë ishte vetëm 57 të mijtat e sekondit më e ngadaltë se ajo e Marc Marquez. Nga radha e dytë në Sachsenring do të nisen Vinales i ndjekur nga Dovizioso dhe Rossi.Ndërsa në 10-shen e parë janë edhe Crutchlow, Iannone, Bautista dhe Pedrosa.

Related posts

Panucci “arnon” kombëtaren/ Ja si pritet të jetë formacioni anti-Uells (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ronaldo shtyn Pirlon të largohet, Juventus projekton rikthimin e madh në pankinë

Delo.autor

ILDA BEJLERI KANDIDATE PËR KREUN E FSHF-SË? Moderatorja seksi tregon për herë të parë si qëndron e vërteta

Delo.autor

Leave a Comment