Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Belgjika për rekord, barazon Italinë dhe Francën

Përfaqësuesja e Belgjikës duhet që të kënaqet me vendin e tretë në këtë Kupë Bote. Skuadra e Roberto Martinez mundi 2-0 Anglinë me golat e Munier dhe Hazard.

Edhe pse Belgjika nuk arriti që të rrëmbente trofeun më të madh futbollistik në planet, sot ka arritur një rekord që nuk regjistrohej që nga viti 2006. Plot 10 futbollistë kanë realizuar këtë Kupë Bote për përfaqësuesen e Belgjikës. Një rekord të tillë e kishin vendosur në të shkuarën vetëm Italia në vitin 2006 dhe Franca në vitin 1982.

Munier ishte lojtari i 10 që realizoi për Belgjikën ndaj Anglisë duke e arritur këtë rekord që mund të thuhet është i veçantë dhe mjaft i vështirë për t’u arritur, duke dituar që në Kupën e Botës një skuadër nuk luan më shumë se 7 ndeshje.

Shënuesit e Belgjikës në këtë Kupë Bote

1.Lukaku

2.Hazard

3.Januzaj

4.Batshuaji

5.Mertens

6.Vertongen

7.Felaini

8.Çadli

9.De Brujne

10.Munier

Related posts

SKANDAL NË DUBLIN/ McGregor godet me grusht të moshuarin, i refuzoi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari madrilen rrëfen bisedën me lojtarët e Realit përpara dhe pas Barcelona-Bayern (VIDEO)

Delo.autor

Ai nuk do tja dijë për Spanjën, por i fut një palë pushime seksi me… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment