Futboll Sport

Armando CUNGU flet për herë të parë pas rikthimit tek KUKËSI: “Një dashni e vjetër për mua”

Armando Cungu ka filluar sot zyrtarisht punën si trajner i Kukësit. Pas prezantimit me lojtarët është mbajtur dhe seanca e parë stërvitore me verilindorët, ndërkohë që në përfundim ka pasur dhe një prononcim të shkurtër të tij.

“Së pari dua të falenderoj presidentin Gjici për mundësinë e dytë që më ka dhënë. Për mua Kukësi është një dashuri e vjetër”, kanë qenë fjalët e para të Cungut për rikthimin e tij në krye të stolit të verilindorëve.

Në lidhje me ndeshjen e kthimit kundër Valetës, trajneri shkodran u shpreh besimplotë se kualifikimi është i arritshëm. “Patjetër që pretendojmë kualifikimin dhe po punojmë fort për ta arritur. Ekipin e njoh shumë mirë pasi disa lojtarë i kam stërvitur, por një ndihmesë të madhe do më japi edhe Hallaçi dhe Nexhipi”, ka deklaruar numri një i stolit të nënkampionëve.

Në fund ai pati dhe një mesazh për ish-trajnerin Pakult për të cilin tha se meriton respekt maksimal për punën e tij me skuadrën.

Related posts

Shkodra, “në zi” për Vllazninë. Kuqeblutë mund ta festojnë 100-vjetorin në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

Coutinho tregon objektivin me Barcelonën, i lumtur që do të luajë me Messin

Q.Autor

PA 7 TITULLARË,MUNGESAT I BËJNË FORMACIONET E GATUZOS/ Ja si do të rreshtohen kuqezinjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment