Futboll Sport

Tifozët e Milan për ish-trajnerin: Duam burra të vërtetë, ai nuk është i tillë

E ardhmja e Leonardo mund të jetë akoma me ngjyra kuqezi. Pas pesë vitesh të kaluara me Milan si futbollist dhe një si trajner, braziliani ka përfunduar në shënjestrën e Elliott. Ka eksperiencë ndërkombëtare dhe e njeh shumë mirë ambientin dhe fondi amerikan kërkon t’i besojë një rol të ri në strukturat e klubit që do të përcaktohen 21 korrikun e ardhshëm në asamblenë e aksionarëve.

I konsideruar gjithmonë një “tradhtar” pasi pranoi të drejtonte Interin, kthimi i tij i mundshëm te Milan nuk është pëlqyer aspak nga tifozeria kuqezi. Pas koreografive të ndryshme dhe thirrjeve kundër brazilianit gjatë viteve, tifozeira ultras e “Djallit”, ka publikuar një komunikatë që i drejtohej Elliott, ku kërkohet të mos merret parasysh ideja Leonardo:

“Pronarëve të rinj u kërkojmë vetëm që të shikojnë historinë kuqezi, duke mos harruar çfarë është bërë nga persona si Leonardo, që ka ditur vetëm të pështyjë mbi këto ngjyra, siç kemi treguar në koreografinë tonë të famshme gjatë derbit. Na duhen burra të mëdhenj me fe milaniste dhe Leonardo nuk është nga këta, duke parë se ka zgjedhur të tradhtojë popullin kuqezi”.

Një mesazh i qartë i tifozëve të Milan, por a do të dëgjohet nga fondi amerikan?

Related posts

Tottenhami shfaq interes për mbrojtësi e Fiorentinës

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Man United “godet” në merkato, transferon shokun e sulmuesit shqiptar…

Delo.autor

Njihuni me 10 transferimet më të bujshme në merkato për 2018

Delo.autor

Leave a Comment