Formula 1 Sport

OPTIMIZMI TEK FERRARI/ Sebastian Vettel bëhet gati për triumf në shtëpinë e tij

Pas triumfit në Silverstone, Sebastian Vettel mbërrin në Çmimin e Madh që do të diskutohet në shtëpinë e tij, me moralin për të marrë pikët maksimale edhe në Hockenheim. “Hockenheim është gara ime e shtëpisë! Është më pak se 50 kilometër larg nga vendi ku unë kam lindur: jeni të mirëpritur!”. Me këto fjalë ferraristi prezanton garën e ditës së diel.

Vettel më pas analizon edhe karakteristikat e pistës: “Forma e ‘U’-së është vendi më mirë për të bërë parakalimet sepse është e rëndësishme që të frenosh në vendin e duhur, ndërsa kthesa është shumë e ngushtë dhe më pas të lejon të dalësh në rrugën e drejtë ku duhet të shtosh shpejtësinë. Në Mobil1 është e vështirë që të gjesh pikën e duhur për të bërë kthesën, kthesa është e verbër dhe e shpejtë, koha është vendimtare, por është shumë argëtuese nëse e bën në mënyrën e duhur dhe përfiton nga të gjitha frenimet”.

“Në dalje e sheh stadiumin e mbushur me njerëz dhe atmosfera është fantastike. Kthesa Sachs është e ngushtë, por ka një prirje të caktuar që e bën argëtuese sepse mund të jesh agresiv për të nxituar më tepër edhe nëse është e vështirë që të gjesh pikën e frenimit kur bën hyrjen, por nuk ka shumë dallime. Nëse e bën mirë këtë pjesë, është e bukur që të lëshosh makinën dhe të nxitosh për të arritur pjesën finale të cirkuitit”, vijoi më tej lideri aktual i renditjes së Formula 1. Vettel ka 8 pikë më tepër se Hamilton që drejton në skuderinë Mercedes.

Related posts

PLAS TEK PSG-JA/ Afrimi i portierit Donnarumma tërbon Keylor Navas, ja prapaskena…

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen dyshe në Premier League, synohet një sulmues dhe një mbrojtës

Delo.autor

SOLSKJAER NUK SHKARKOHET/ 83 milionë euro në dispozicion për të shpenzuar në janar

Delo.autor

Leave a Comment