Futboll Sport

LAJMI I FUNDIT/ Luftëtari lë Dejvi BREGU-n në stol, Ventspils me një shqiptar në fushë

Luftëtari do të ndeshet pas pak minutash me lituanezët e Ventspils në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit të Europa League.

Gjirokastritët janë praktikisht para një formaliteti, me humbjen 5-0 të ndeshjes së parë që lë pak vend për pritshmëri pozitive. Gjithsesi bluzinjtë do të tentojnë të zhvillojnë një ndeshje të mirë për të vënë në vend nderin e takimit të parë, dhe pse jo të shpresojnë në ndonjë mrekulli.

Më poshtë gjeni dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku bie në sy lënia në stol e Dejvi Bregut nga trajneri i Luftëtarit, ndërkohë që te lituazët aktivizohet dhe një lojtar me origjinë shqiptare nga Tetova, Medzit Neziri.

Luftëtari: Ruci, Licaj, Rapa, Janiçiç, Rapo, Ramadani, Vucaj, Aleksi, Ymeraj, Shkurtaj, Milosavljev

Ventspils: Uvarenko, Rugins, Jagodinskis, Mamah, Mandzhagal, Monteiro, Tosin, Neziri, Alfa, Akinyemi, Pavlov.

Related posts

E RRALLË/ Anësorit i humbet “busulla”, shihni pozicionin ku ndodhet kur anulon golin (VIDEO)

Isa.Autor

KRAHASIMI/ Kritikohej për fizikun, shihni transformimin e ish-kampionit të…

F.autor

MAROTTA VAZHDON PËRFORCIMET/ Pas Dybalës “Zikaltrit” kërkojnë lojtarin e Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment