Futboll La Liga Sport

Harrojeni Hazardin/ Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ronaldos brenda familjes

Real Madrid duket se e ka zgjidhur dilemën se kush do të jetë zëvendësuesi i Ronaldos pas largimit të tij drejt Juventus në transferimin më të bujshëm të verës.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Florentino Perez po mendon t’ia kalojë rolin e liderit jo vetëm në fushë por edhe në marketing pikërisht uellsianit Gareth Bejl i cili në këtë mënyrë mbyll dyert e një largimi të mundshëm nga “los blancos”.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që madrilenët do të heqin në këtë mënyrë dorë nga blerja e sulmuesit të Chelsea-t Eden Hazard, por nga drejtuesit ai nuk shihet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm në marketing për t’u krahasuar me portugezin.

Related posts

AJAXI PO KRIJON HISTORINË/ Jehona mediave sportive në Europë: “Nipërit” e Joan Krujfit po bëjnë… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Delo.autor

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Delo.autor

Leave a Comment