Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Karabaku niset drejt Shqipërisë, e udhëheq Ansi Agolli

Skuadra azerbajxhanase e Karabakut është nisur drejtë Shqipërisë, ku ditën e mërkurë do të përballet me Kukësit në “Loro Boriçi” në takimin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Padyshim që skuadrën nga Azerbajxhani në këtë udhëtim do ta udhëheqë mbrojtësi shqiptar Ansi Agolli. Në faqet azerbajxhanase ka qarkulluar së fundmi një foto e Agollit nga aeroporti i Bakusë me pasaportën shqiptare, gati për të udhëtuar drejt Tiranës.

Ditën e nesërme trajneri Gurbanov do të dalë para mediave për të zhvilluar konferencën për shtyp, ndërsa më pas skuadra e Karabakut do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Related posts

ZYRTARE/ Çelsi nuk ka të ndalur në merkato, “Blutë” transferojnë sulmuesin 20-vjeçar për 35 milionë euro

F.autor

Real Madrid – Barcelona, statistikat e pjesës së parë

Delo.autor

Ish-milanisti nuk pranon kushtet e Kamzës, skuadra mes Europës dhe mbijetesës

Isa.Autor

Leave a Comment