Futboll Premier League

Arsenal, Wenger kundër Iwobi: E papranueshme! Nëse dikush konsumon drogë…

Arsenal u eliminua nga faza e tretë e FA Cup nga Nottingham Forest. Mes futbollistëve të “Topçinjve” që ka zhgënjyer më shumë, ishte pikërisht Alex Iwobi.

Por, veç performancës së shëmtuar në fushë, futbollisti përfundoi në qendër të polemikave për disa foto të publikuara nga tabloidi britanik “The Sun”, teksa është në shoqërinë e disa miqve në një klub nate të njohur në Londër. Gjithçka vetëm pak orë nga ndeshja që më pas u humb me rezultatin 4-2 ndaj Nottingham.

Rezultate imazhesh për iwobi party

Në konferencë për mediat, trajneri Arsene Wenger foli për masa ndëshkimore të mundshme ndaj futbollistit: “Duhet ta shoh, por është e papranueshme, duhet parë se sa kohë ka qëndruar në atë festë, sepse është shumë e rëndësishme, vetëm më pas do të vendos”.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, vetëm në orët e fundit kanë mbërritur edhe sinjalizime se në atë festë ka qenë e pranishme edhe një sasi droge, por në këtë rast, trajneri është pozicionuar në krah të futbollistit të tij. “Nëse dikush pranë teje konsumon drogë, çfarë mund të bësh ti? Je përgjegjës për sjelljen tënde, jo për atë të fqinjit tënd”, deklaroi Wenger.

Related posts

24 GOLA DHE 6 ASIST/ Askush si Lukaku gjatë 40 viteve të fundit tek Inter, ja statistikat e frikshme të bomberit belg…

Delo.autor

GOLA DHE ASISTE/ Çalhanoglu në version “gjerman”: Luajmë për të, sekreti ynë është… trajneri

Delo.autor

Batha e Fejzullahi në udhëkryq, Partizani nuk po u ofron rinovimin

Sadik.Autor

Leave a Comment