Futboll Seria A Sport

Rummenigge shtyn Vidalin drejt Interit: Ta vendosë shpejt të ardhmen e tij

Sigurisht që nuk përbën ndonjë mister fakti që Arturo Vidal është mesfushori i ëndrruar në këtë moment nga Interi dhe Luciano Spalletti. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer ish-lojtarin e Juventusit nga Bayern Munich, edhe nëse sot vjen një lloj hapjeje nga bavarezët.

Ka qenë Karl-Heinz Rummenigge, ai që i dhënë një dorë ndihmëse ëndrrës zikaltër në këtë rast. Duke folur për “Kicker”, ekzekutivi Bayern Munich ka thënë kështu për Vidal: “Arturo duhet të vendosë shpejt, nëse do të vazhdojë me ne, pra të vijojë kontratën, apo do të shkojë diku tjetër. Ai do të vendosë për të ardhmen e tij”.

Një mik i mesfushorit nga Kili ka thënë së fundi se Vidal ka dëshirën për t’u kthyer në Itali. Për të, përveç zikaltërve, duket i interesuar edhe Manchester United i Mourinhos, i cili sigurisht ka një fuqi superiore ekonomike dhe blerëse.

Kontrata e Arturo Vidal skadon vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye kostoja e kartonit të tij nuk është e tepruar, në raport me nivelin e lojtarit. Ndoshta mund ta merrni nga Bayern Munich edhe për më pak se 25 milionë euro.

Related posts

SERIE A/ Interi i papërmbajtshëm në merkato, projekton 2 goditjet e radhës

Sadik.Autor

ZHGËNJEN “LOS BLANCOS”/ Surpriza e La Liga-s e mposht dhe e kap në krye

Delo.autor

Botërori nxit shqiptarët drejt kumarit, pikat e basteve fitojnë miliona lekë

Isa.Autor

Leave a Comment