Futboll La Liga Sport

E KËRKON BARCELONA/ PSG i ofron një rinovimin FARANOIK mesfushorit…

Paris Saint-Germain këmbëngul se Adrien Rabiot është i pashitshëm, pavarësisht se futbollisti ka edhe vetëm një vit kontratë dhe i ka propozuar atij rinovimin e kontratës.

Lajmin e ka bërë të ditur sot “L’Equipe”, sipas të cilës Al-Khelaifi ka ndërmend t’i rezistojë ofertave të Barcelona dhe Juventus për mesfushorin 23-vjeçar, duke u propozuar atij një rinovim të pasur kontrate.

Edhe pse futbollisti dhe e ëma e tij menaxheri Veronique kanë në duar marrëveshjen e re, ende nuk ka dhënë përgjigje. Mesfushori pëlqehet shumë nga trajneri i ri i PSG, Thomas Tuchel.

Nga ana tjetër, “L’Equipe” ka shkruar se një pjesë e futbollistëve “senatorë” të PSG janë të mërzitur nga sjellja e shokut të tyre të ekipit, i cili njihet për karakterin e vështirë, që e shtyu të refuzojë edhe rolin e rezervës në Kupën e Botës.

Related posts

LAMTUMIRË BARCELONË/ Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi…

Delo.autor

DUHET TË FITOI MË I MIRI/ “Bomba” e Zeman: Ka raste që kampionatet vendosen në…

Isa.Autor

U ZHDUK PARA SFIDËS ME POLONINË/ Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt: Balliu u Infektua te Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment