Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Zyrtarizohet drejtori i ri i përgjithshëm i MILANIT…

Klubi i AC Milan ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate për shtyp atë që thuhej prej ditësh: Leonardo është drejtori i ri i përgjithshëm për sektorin tekniko-sportiv, me efekt të menjëhershëm.

“Një rikthim emocionues për të gjithë tifozët e Milan, që veç të qenit një përforcim në nivel profesional dhe të përvojës është njeri i duhur për ta kthyer ekipin në nivelet më të larta,” – lecohej në komunikatën e AC Milan. Nesër në orën 16:30, në “Casa Milan”, Leonardo do të mbajë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, presidenti i ri i Milan, Paolo Scaroni, që u emërua pak ditë më parë nga “Fondi Elliott” deklaroi për brazilianin: “Rikthimi i Leonardos është një tjetër hap përpara në rrugën drejt suksesit. Ky emërim nga Elliott tregon ambicien e tyre për të qenë të suksesshëm. Leonardo do të jetë drejtori absolut i aspekteve sportive, njeriu kryesor i vendimeve në merkaton e lojtarëve, duke nisur nga kjo e kësaj vere. Do të ketë të gjithë mbështetjen tonë për të forcuar ekipin, gjithmonë brenda rregullave të “fair play financiar”.”

Related posts

HARROHET ELEMINIMI NË CHAMPIONS/ Zyrtare: INTERI prezanton SUPER goditjen e merkatos (FOTO)

Isa.Autor

PAPRITUR/ JUVENTUS “tradhëtohet” nga brenda skuadrës, gati “bisturia”

Isa.Autor

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

Leave a Comment