Futboll Sport

PASOJAT E DËNIMIT NGA UEFA/ Skënderbeut i Shehit “skeptik”, ka ende vend për më mirë

Tekniku i ri i Skënderneut Orges Shehi e ka kuptuar që ka shumë punë për të bërë për të ndërtuar ekipin e ri. Fakt janë testet miqësore që bardhekuqtë kanë zhvilluar deri më tani. Bilanci nuk është i kënaqshëm për kampionët në fuqi të Shqipërisë të cilët kanë fituar 2 (5-0 me Skënderbeun U19 dhe Maliqin 2-0) dhe dy barazime 0-0 me Teutën dhe Renovën. Korçarët kanë vuajtur në repartin sulmues, por me ardhjen e Bregut pas përfundimit të shërbimit të fundit me Luftëtarin në Europa LEAGUE e ka gati fazën ofensive. Megjithatë, ish-portieri legjendar i Skënderbeut do të shikojë rezultatet e një tjetër prove me Trepçën e Kosovës sot në orën 17:00.

Nëse rezultati dhe loja nuk bind, atëhere duhet të mendohet për blerje të rëndësishme në merkato. Largimet e Alitit, Gavazajt, Adeniyi, Lilajt, Micit kanë krijuar boshllëqe në skuadrën kampione të Shqipërisë e cila ka marrë goditje dhe nga CAS-i për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Megjithatë gadishmëria e Vangjelit, Osmanit dhe Muzakës pritet t’i japë frymëmarrje skuadrës dhe Shehit, që kërkon të ketë një ekip ende solid, pavarësisht situatës së vështirë që po kalon.

Related posts

“ÇMENDURIA” VJEN NGA KATARI/ Ndërhyrje karateje, ndëshkohet me kartonin të kuq në më pak se 40 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBYSJA HISTORIKE/ Starova dhe Martini të papërmbajtshëm, ja si e feston Teuta kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

Serie A në kërkim të “bomberave”, ja cilët kanë qenë goditjet e janarit…

Q.Autor

Leave a Comment