Futboll Sport

RISI/ U transferua në Francë, klubi prezanton blerjen me… “videolojë” (VIDEO)

Në Francë drejtuesit e ekipit të Nantes kanë zgjedhur një mënyrë origjinale të prezantimit të njërit prej lojtarëve të rinj. Mesfushori brazilian Lucas Evangelista është prezantuar për publikun francez nëpërmjet programit të popullor të lojërave me armë “Fortnite”.

Klipi tregon se si trajneri i Nantes Miguel Cardoso vihet në ndjekje të dy futbollistëve të tij dhe hap një derë ku shfaqet Evangelista dhe e uron “Mirë se erdhe!”. Klipi zgjat një minutë e 9 sekonda.

Loja e publikuar në 2017 ka tërhequr brenda një kohe të shkurtër miliona të apasionuar në mbarë botën. Vetë futbollisti i Anglisë Harry Kane ka pranuar se është kthyer në fans të kësaj loje gjatë Kupës së botës.

Related posts

MILAN-UDINESE/ Gatusso kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIDERI I MILANIT NË SHIFRA/ Romanjoli ka bërë hapin cilësor

F.autor

U MOR VENDIMI QË NDESHJET TË LUHEN PA TIFOZË/ Ja lajmi i mirë që jep Milan për tifozët “kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment