Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Barcelona e rrëmbeu në ajër, por trajneri ishte kundër Malcom

Transferimi i tij te Barcelona bëri bujë të madhe mediatike, për mënyrën se si u realizuam, por duket se për brazilianin Malcom nuk ka ende paqe. Kjo pasi trajneri i katalanëve, Ernesto Valverde duket se nuk e ka aprovuar aspak këtë transferim, të kryer nga drejtuesit e klubit.

“Malcom është një lojtar që klubi e ka ndjekur prej kohësh dhe javën e kaluar ata vendosën ta blejnë. Nëse do të tregojë formë të mirë, do të luajë”, deklaroi Valverde, ndjeshëm i zhgënjyer për këtë afrim.

Kjo pasi tekniku spanjoll kishte kërkuar blerjen e brazilianit të Chelseat, Willian dhe nuk ka qenë aspak dakord për të sjellë te Barcelona talentin e Bordosë.

Malcom kërkohej nga shumë skuadra gjatë verës, por teksa gjeti akordin për t’u transferuar te Roma dhe u nis për në kryeqytetin italian, Barcelona ngriti ofertën dhe i ndërroi destinacionin.

Related posts

Capello mbështet strategjinë e Realit: Janë kthyer përsëri “galaktikët”

Delo.autor

AKSIDENTI I TMERRSHËM/ Ish-portieri i Valencias shkakton polemika: Reyes nuk e meriton të nderohet si “hero”…

Delo.autor

KONFIRMON PAS POLEMIKAVE/ Manchester City zbulon të ardhmen e Guardiola, ja klubi gjigant

Delo.autor

Leave a Comment