Futboll Sport

Spalletti: Inter ka nevojë për blerje të tjera

Luciano Spalletti insiston se Inter ka nevojë për blerje të tjera pas humbjes ndaj Chelsea-t.

Inter u mposht me penallti 5-4 ndaj Chelsea-t të shtunën në International Champions Cup, teksa 90 minutat përfunduan 1-1.

Megjithëse Inter ka qenë tepër aktiv në merkato, Spalletti insiston se skuadrës i duhet më shumë për të konkurruar Juventus.

“Transferimet? Për momentin na mungojnë disa pjesë për të kompletuar ekipin. Kemi luajtur shumë me të njëjtët lojtarë, pa të dëmtuarit dhe atyre që kanë qenë me kombëtaren.

“Vrsaljko? Nuk ka probleme, klubi ka një plan dhe ne duhet të presim.

“Merkato nuk ka mbaruar. Kryesuesit e kampionatit kanë dy ekipe, ndryshe nuk përballohet të luash tri herë në ditë.

“Pastaj janë edhe dëmtimet. Kemi nevojë për një portier tjetër dhe një zëvendësues të Icardi-t.”

Related posts

“FOLA ME BAJRAMIN”/ Kumbulla rrëfen transferimin te Sassuolo, “kërcënon” edhe Italinë: Dua të jem në Evropian, fitojmë ne

F.autor

ZYRTARE/ Largimi i Devollit, Drenica prezanton trajnerin e ri. Ja emri…

Delo.autor

U VONUA NË DITËN E NDESHJES/ Ilir Daja dënon sulmuesin që kishte edhe te Partizani

Delo.autor

Leave a Comment